Categories Lajme

“E bëra për qejf”/ Qëlloi me plumb në kokë partneren rumune, zbardhet dëshmia shqiptarit

Është zbardhur dëshmia e 39-vjeçarit shqiptar i cili vrau me armë zjarri partneren e tij rumune në banesën ku jetonin së bashku në rrugën Patroklou në Kaminia, rreth orës 7:30 të mëngjesit të së premtes.

Kur policia shkoi në vendngjarje, gjeti në sallonin e shtëpisë trupin e 29-vjeçares në një pellg gjaku.

Pas arrestimit nga policia, Gentian Mino pretendoi se kishin një debat të ashpër dhe i vuri armën në kokë për ta frikësuar. Por, sipas mediave greke, ai më pas pohoi para autoriteteve se: “E bëra për qejf”.

Dëshmitë e personave që e njihnin viktimën zbulojnë se së fundmi kishin vënë re një ndryshim si në sjellje ashtu edhe në pamjen e saj.

Si ndodhi vrasja?

Kur 29-vjeçarja është kthyer nga puna në shtëpi ka konstatuar se 39-vjeçari po e priste dhe kishte konsumuar alkool.

Mes tyre ka pasur një debat të ashpër dhe shqiptari ka nxjerrë armë duke e qëlluar me plumb në kokë.

Ka qenë vetë autori i cili ka telefonuar ambulancën dhe policinë, ndërsa ka rrëfyer krimin para hetuesve.

Arma me të cilën Gentian Mino vrau partneren e tij 29-vjeçare posedohej në mënyrë të paligjshme ndërkohë që ai ishte i njohur për autoritetet.

Sipas informacioneve, pranë autoriteteve nuk ka asnjë denoncim për dhunë në familje nga viktima apo ndonjë grua tjetër.

29-vjeçari ishte me origjinë nga Rumania dhe punonte në një dyqan në qendër të Heraklion.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME