Categories Lajme

E bija humbi jetën në aksidentin e Vlorës, babai: Qysh e mban vendi atë lloj burri, e nuk vjen të ulet…

Babai i Silvana Gushit, e cila humbi jetën me bashkëshortin dhe dy vajzat të premten e 25 qershorit, pak kilometra larg shtëpisë së prindërve që nuk i takoi dot për herë të fundit, kërkon përmes mediave drejtësi për ngjarjen e rëndë. Duke folur për emisionin “Me zemër të hapur”, ai i ka bërë thirrje organeve të drejtësisë “të japin atë që unë kerkoj sot”.  Sipas tij, familja e të ndjerës nuk kërkon hakmarrje, por të paktën shpresonte se do kishte një vizitë ngushëllimi nga familja e autorit të aksidentit.

Deklarata e plotë e babait të Silvana Gushit: “Jam ai i h elmuari i këtyre katër, jam babai i Silvanës kërkoj me gjithë forcën e sa të jetë fryma edhe sikur mos përgjigjen këtu drejtësia shqiptare do ta shkrij jetën vetëm që të gjej atë drejtësi e të më kthehet ai gjaku që unë humba katër persona.

I bëj apel qeverisë, prokurorisë, gjykatës, avokatëve, ata që kanë shpirtin human, edhe kanë pak njerëzillëk, të vënë dorë e të japin atë që unë kerkoj sot.

Faleminderit të gjithëve atyre se i ndoqëm mesazhet e janë sensibilizuar të gjithë, me keqardhje, më jepnin ngushëllimet nga më të përzemërta.

Por këta fëmijë, për ata që kanë shpirtin e pastër e të mirë dashurinë e fëmijës, po ata janë pa nder e kriter, pse them që janë pa nder e kriter, se ai lloj babai nuk e di ku mund të jetë, se mund të jetë duke livadhisur rrugëve, e ashtu sic më bëri, ai lloj prindi, tregoja njëcik këtë lloj cfare jetësh ka marrë ai lloj plehre.  Ai jo të ketë milionat, të ketë miliardat po ai ka shpirtin e zi, ta dëgjojnë këtu nga goja ime, ne nuk jemi hakmarrës nuk jemi kriminela, kemi llogjikën, jemi qytetarë të këtij vendi, por ai qysh e mban vendi ate lloj burri, atë lloj babai, ai le ti marrë masat ngado në vrimë të miut të futet sa të jenë organet që ne shpresojmë të bëjë dicka ky lloj shteti ai të gjejë vrimë ku të futet se ky shtet nuk e lë, jam optimistë që këta, dicka do bëjnë, po s’bënë gje, ne shpirtin e mendjen do e kemi atje, e ai të shikojë këta që kam unë këtu, sic po qaj unë sot e një popull i tërë, po si si erdhi turp ai lloj prindi ore, a ka nëne e baba se nuk e di kush janë?

Se ngordh një zog te rruga e merr i jep një ujë me sheqer, ça njeri i pashpirt paska qene ky lloj paralliu? Megjithatë unë lutem per ata që e kanë shpirtin e mirë, kalova dje ate rrugën atje, gjithë njerëzimi kish vënë një tufë lule, po ky maskara si nuk mori mundimin që të vinte te thoshte…

Po të ishte fukara si puna ime do vinte do ulej, do thoshte kemi bërë gabime.

Fryma edhe ai gjaku i atyre fëmijëve të katër… ta ketë parasysh ai miku, po të ishte njeri i saktë i mirë e i drejtë e i ndërgjegjshëm….mori jetë njerëzisht, sot e pesoi fëmija im, nuk dua unë as gjakmarrje as gjë tjetër, as nëse bie në b urg, s’e kam problem shumë, lutem shumë ta nxjerrin sa më shpejt që të vijë këtu para meje të ulet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME