Categories Lajme

E bija plagosi 68-vjeçarin pasi e ngacmonte, flet i ati: Vajza më kishte thënë që nuk ishte njeri i mirë, por nuk ja vura veshin

Babai i 21-vjeçares që plagosi me thikë 68-vjeçarin Zef Paloka në Vaun e Dejës ka dhënë intervistë për Shqipëria Live, ku kërkoi drejtësi për vajzën.

Ai thotë se nuk ishte në dijeni të ngacmimeve të Palokës ndaj vajzës së tij, por kjo e fundit e kishte paralajmëruar se ai nuk ishte njeri i mirë. Babai i vajzës thotë se me Palokën kishin hyrje dalje dhe dukej njeri i qetë. Ai tha se nuk ka komunikuar ende me vajzën, ndërsa është interesuar për gjendjen e të plagosurit.

“Ngjarjen e mora vesh kur erdhi policia. Me Zef Palokën njihemi, kam pirë kafe me të. Dukej i qetë. Vajza më thoshte nuk është i mirë por s’ja kam vu veshin. Plagosja ka ndodhur 70 metra larg shtëpisë, jo në banesë. Me vajzën nuk kemi komunikuar. Jam interesuar për gjendjen e tij, faleminders zotit infermieret më kanë thënë që është mirë, shyqyr që se ngel peng gjithë jetën.

Më ka prekur shumë kjo ngjarje. Vajza i ka thënë më prit këtu dhe ka marrë thikën, vajza është e vogël më trup habitem si ka arritur ta plagosë. Po presim te drejtësia, të dalë e vërteta, ka dhe njerëz të drejtë dhe të ndershëm.”-tha babai.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në Vaun e Dejës ku dyshohet se 68 vjeçari Zef Paloka ka tentuar të përdhunojë të renë. Për vetëmbrojtje 21-vjeçarja me iniciale N.N., e ka goditur disa herë me thikë në bark. Si pasojë, Paloka ndodhet në spitalin e Shkodrës dhe vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

21-vjeçarja u arrestua për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Sipas policisë ajo e ka goditur me thikë Zef Palokën për motive të dobëta, ndërsa iu sekuestrua thika me të cilën kreu plagosjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME