Një ngjarje e madhe me të cilët do krenohen të gjithë shqiptarët ka ndodhur. Aktori i njohur shqiptar Bekim Fehmiu “rikthehet” në televizioni publik italian RAI në interpretimin e filimit Odisea.
Nga data 22 deri më 29 dhjetor ky serial televiziv po transmetohet në kanalin Rai Storia.
Në 8 seri televizive filmi Odisea mbush sivjet 50 vite nga realizimi i tij nën regjinë e tre regjisorëve; Franko Rossi, Piero Schivazappa e Mario Bava e i bazuar në skenarin e poemës së Homerit Odisea.
Fakti që një aktor shqiptar është pjesë e tij do të thotë shumë. Kjo do ndikojë pozitivisht në perceptimin që teleshikuesit italianë do krijojnë për shqiptarët.
Promovimi i Kosovës përmes diplomacisë publike është një nga iniciativat e ndërmarra nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë e cila falë një bashkëpunimi të suksesshëm me RAI-n propozoi ritransmetimin e filmit të njohur Odisea me protagonist aktorin me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu, i cili pati një karrierë të sukseshme në Itali e Europë.
Kjo teknikë e përdorur është shumë efikas sepse ndikon në rritjen e imazhin të Shqipërsië dhe Kosovës, pikërisht në këto momente ku është shumë e nevojshme.
Filmi Odisea konsiderohet një nga kolosët e kinematografisë televizive italiane e i pari film i xhiruar me ngjyra.
Në rolin e Penelopës interpretonte aktorja e njohur greke Irene Papas.
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, Alma Lame ishte e ftuara speciale në programin e pasdites “Vita in diretta” në Rai Uno, e cila njohu publikun italian me jetën e karrierën e aktorit të madh Bekim Fehmiu.
“Bekimin e kam njohur personalisht një vit para se të vdiste, tha ajo. Ai nuk ishte vetëm një aktor, por ishte shkrimtar e artist i gjithënshëm.”
“Shkëlqimi e tmerri” është libri i tij i botuar më vitin 2001. një udhëtim personal i kujtimeve të jetës e krijimtarisë së tij artistike. / Syri.net