Categories Showbiz

E bullizuan se postoi një video në rrjetet sociale, Dafina Zeqiri fton mësuesin që kërcejnë bashkë

Një mësues biologjie në Kosovë postoi në rrjetin social “TikTok” një video duke kërcyer valle popullore. Kjo u bë shkak që ai të binte pre e bullizmit në rrjetet sociale dhe të merrte ofendime e kërcënime të shumta.

Videot e tij tashmë janë bërë virale, e madje mësuesi ka rrezikuar edhe vendin e punës. Por në mbrojtje të mësuesit, i cili videot i ka bërë nga shtëpia e tij, i kanë dalë në mbrojtje shumë personazhe të njohur të ekranit.

Madje në rrjetet sociale tashmë është hapur sfida radhës, për të bërë video duke kërcyer valle popullore.

Ndërkohë në mbështetje të mësuesit ka dalë edhe këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, e cila e ka ftuar të realizojnë bashkë një video. Ai ka pranuar dhe Dafina ka publikuar në rrjete sociale një video të tyre duke kërcyer valle.

Ndërkohë në një intervistë për KTV ai u shpreh mes lotësh: “Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla (Qan)! Është jeta ime private, unë do të vazhdoj që të vallëzoj valle kombëtare. Nuk kam linçuar askënd”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME