Categories Lajme

IKMT rinis aksionin për shembjen e banesave te ‘5 Maji’, banorët në lot: I kemi me dokumente

IKMT ka nisur mëngjesin e sotëm aksionin për prishjen e katër banesave të tjera në lagjen “5 maj” në kuadër të procesit të rindërtimit. Banorët janë të revoltuar dhe kërkojnë marrëveshje sipas ligjit, ndërsa ka nisur prishja e dy prej shtëpive. Në një prononcim për mediat ata thonë se po u merren shtëpitë me forcë edhe pse janë të pajisur me të gjitha dokumentet e nevojshme. Mësohet se nga katër shtëpitë e planifikuara për tu shembur, vetëm njëra ka rënë dakort me marrëveshje.

“Nuk po shkëmbehet pronë këtu, po vidhet”-u shpreh një nga banoret.

Banorët e lagjes “5 maj”: Ataa duhet të më trokasin në derë me avokat dhe të shkëmbehet prona. Kjo është vjedhje e pronës, të dal unë pas 40 vitesh e të pres të marr banesë sociale. Çfarë kërkojnë këta njerëz në pallat?

Shtëpinë e kam me dokumente, po e shembin pa vendim.

Është shtëpia ime mor zotëri! -Ka ardhur një ushtri të na prishë shtëpitë me forcë, kanë ardhur që në 6 të mëngjesit. Jemi në process gjyqësor, nuk kemi rënë dakort me firmën ndërtuese. Aty është dhe një biznes dhe nuk e vlerësojnë si të tillë. Unë e kam me hipotekë e tapi të vitit 1991. -Kjo është luftë me civilët, kam 40 vjet këtu, është masakër! I kam lënë të gjitha brenda.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ 67-vjeçari bie nga lartësia e banesës teksa po bënte riparime, dërgohet me urgjencë në spital

Një 67-vjeçar i identifikuar, Lumturim Qerimi është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës. Ai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, ky është çifti i sapomartuar që humbi jetën

Është publikuar foto e çiftit të sapomartuar që ndërruan jetë në orët e para të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Aksidenti tragjik, makina u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar

Një tragjedi u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Manëz të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME