Categories Lajme

“E dallova kur preka veten…”, rrëfimi i 24-vjeçares shqiptare

Një histori frymëzuese është ajo e 24-vjeçares, Megi Alimuçaj. Kur ishte vetëm 22 vjeç Megi është diagnostikuar me kancer gjiri. 24-vjeçarja tashmë është e shëruar, ndërsa në studion e “Abc-ja e mëngjesit”, rrëfeu historinë e saj. Prekja nga kanceri i gjirit në një moshë kaq të re është e pazakontë, ndërsa Megi me rrëfimin e saj tregon se është simbol i forcës. “3 ditë para se të mbushja 22 vjeçe u diagnostikova me kancer gjiri. I gjithë viti shkoi duke lûftûar me këtë sëmundje E kam dalluar rastësisht në dush duke prekur veten. Ishte një farë mase e cila nuk më jepte asnjë dhïmbje gjatë ditës. Për 6 muaj e kam mbajtur nën kontroll. Askush nuk e mendonte se mund të ishte káncer. Por rezultoi e tillë. Sa më shumë kalonte koha aq më shumë bëhej e dallueshme. Të gjithë kurimin tim e kam ndjekur në Selanik. Unë kam qenë shumë e fortë që në fillim. I kam thënë vetes para pasqyrës që kánceri ka gjetur njeriun gabuar, unë do e mund”, shprehet ajo.

24-vjeçarja tregoi edhe momentet e para kur filluan ti bien flokët pas fillimit të kimio-terapisë. “Kurimi ka ato të vetat, bien flokët, vetullat. Por mua më ka pëlqyer edhe vetja pa flokë. Tani që kam kaluar këtë sëmundje dua të ndihmoj njerëz të tjerë. Përpara se të nisja kimion, mjeku më informoi për të gjitha pasojat, dhe mes tyre më renditi edhe rënien e flokëve. Më ka thënë vetëm një fjalë: ti ke sytë më të bukur në botë dhe çfarë do të ndodhë ti do jesh shumë e bukur. Pas kimios së dytë flokët filluan të më binin, e kuptova se më ranë shumë dhe ka qenë babi im që më mi preu vetë”, tha ajo. Pasi mposhti këtë sëmundje, Megi hapi faqen e saj motivuese “RrezeCS.com” për të ndihmuar gratë që preken.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME