Categories Showbiz

E dëgjuat këngën e re te Alban Skënderaj? Bëni kujdes, po e dëgjuat njëherë, do fiksoheni keq pastaj

Që Alban Skënderaj është një nga të paktët artistë me “A” të madhe në vendin tonë, kjo është pak por e sigurtë. Përgjatë gjithë këtyre viteve ai na ka falur art të pastër e muzikë shpirti, duke rrëmbyer kështu zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mirëpo, gjatë 2020 ai nuk ishte shumë aktiv me projekte muzikore, sikundër jemi mësuar ne me të. E padyshim mungesa e Albanit është ndjerë më shumë se mungesa e kujtdo.

Megjithatë, këtë vit artisti u rikthye fuqishëm dhe vetëm pak më parë ka lançuar këngën e tij më të re. “Zjarr në shpirt” titullohet projekti i tij i ri dhe të themi të drejtën, na kishin munguar kaq shumë këto balada.

Më herët, teksa ishte e ftuar në “E diell”, partnerja e tij Miriam Cani rrëfeu për Albanin:

“Albani është realisht shumë i përfshirë, është baba i jashtëzakonshëm, duke menduar profesionin që ka. Albani është një artist i jashtëzakonshëm dhe prapë i dedikohet shumë familjes.

Mundohet të gjejë atë hapsirën e vetë që e ruan në mënyrë fanatike, pjesën artistike për të krijuar, sepse normalisht artisti duhet të ketë ambientin e duhur për të krijuar, duhet të frymëzohet për të krijuar vepra që të kenë peshë. Dhe normalisht kur bëhesh me fëmijë gjithçka bëhet më e zhurmshme dhe të merr shumë kohë, por prapë ja del në mënyrën më perfekte.

Edhe pse nuk ja them vetë këtë gjë, po ja them këtu para të gjithëve që është një baba i jashtëzakonshëm dhe një partner që i jam shumë mirënjohës që e kam në jetën time se e menaxhon në mënyrë perfekte karrierën dhe familjen. Fëmijët janë realisht me fat që e kanë”, tha Cani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Vjen në jetë vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit, zbulohet EMRI i veçantë/ FOTO

Pritja e ëmbël e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit ka përfunduar! Moderatorja ka sjellë në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“E hëngre turpin me bukë”, Jetmiri përplaset ashpër me Ronaldon: Fyese, nuk ka vend për diskutim

Ish-banori i Big Brother VIP 3, Jetmir Salaj është përplasur me Ronaldon, ndërsa ishte i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Një boksier në BBV3! Kush është banori më i ri që hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dhe kush u largua nga shtëpia

Shkëlqim Bega është banori i 36-të që është futur në BBV3 mbrëmjen e sotme. Gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

E ndaloi policia, Gisele Bündchen shpërthen në lot: Më përndjekin paparcët, nuk jetoj dot e qetë

Gisele Bündchen u ndalua nga policia në Surfside, Florida teksa përpiqej t’i shpëtonte një paparaci.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ky mesazh i Gracianos i thotë të gjitha për marrëdhënien e tij me Argjirën!

Balerini Graciano Tagani i ka dërguar mbrëmjen e djeshme një mesazh partneres së tij, Argjirës,…

LEXO ME SHUME