Categories Lajme

“E denoncove, mund të shkosh në atë dynja”, avokati kërcënon qytetarin

Në 7 Dhjetor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan transmetoi denoncimin e një qytetari nga Tirana, i cili ishte në proces gjyqësor për një cështje pronësie. Pasi i mori me rradhë shkallët e gjyqësorit, në fund e çoi cështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për ndjekjen ligjore, i dha prokurë avokatit Fatmir Gjika.

Qytetari tha se kur u takua me avokatin, ky i fundit i kërkoi 500 mijë Lekë për kërkesë-padinë e më pas edhe 1500 Euro si ryshfet për gjyqtarët e Kushtetueses, në mënyrë që të fitonte gjyqin. Pasi mbaroi seanca, avokati i kërkoi edhe 500 mijë Lekë, që gjyqtarët të hanin edhe një drekë.

Të nesërmen e këtij transmetimi, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë këtë pretendim të avokatit Fatmir Gjika, duke u shprehur, se po bën kallëzim penal ndaj tij në organet kompetente.

Denoncuesi: Kur u prezantuam në fillim më kërkoi vetëm 500 mijë Lekë për kërkesë-padinë dhe 50 mijë Lekë për prokurën. Unë ja dhashë paratë, i mori. Kaluan disa kohë dhe gjithë kohën kur e pyesja më thoshte që “e ke çështjen të fituar”. Pasi u zhvillua gjyqi, por nuk kishte dalë vendimi, më kërkoi dhe 500 mijë Lekë të tjera. I donin gjyqtarët e Kushtetueses për të ngrënë një drekë pasi të mbaronin gjyqin. 

Avokati: S’ka rëndësi! Unë e pata një faj vetë. “Shkoni hani një drekë, se erdha”! Dhe është më tepër ai morali, sic thua ti. Ja, inati i shqiptarëve.

Pas këtyre zhvillimeve, avokati Fatmir Gjika telefonon qytetarin, duke i thënë, se me denoncimin, që bëri, mund të shkojë “edhe në atë dynja”.

Avokati Fatmir Gjika: E nxorre tek “Stopi”?

Avokati: Dola shumë bukur aty…

Qytetari: Nuk mund të tallesh ti, ja tani, ja pastaj, të të jap Lekët.

Avokati: Faleminderit. T’u rrittë ndera! I nderuar qofsh!

Qytetari: Ti nuk mund të m’i marrësh Lekët mua nga xhepi! T’i marrësh për veten tënde dhe thuaj ja jap Kushtetueses.

Avokati: A do të incizosh prapë?

Qytetari: Prapë do të të incizoj, s’diskutohet! Të mësosh si të sillesh me njerëzit dhe të mos mashtrosh.

Avokati: Dhe ti mundohu të sillesh me njerëzit se mund të shkosh edhe në atë atë dynja.

E megjithë kërcënimin, qytetari arriti të marrë mbrapsht paratë, që i kish dhënë avokatit Gjika.

Qytetari: Pas transmetimit në emisionin “Stop” për rastin tim mua më kthyen Lekët, mora Lekët e mia dhe ju falenderoj shumë emisionit “Stop”, më keni bërë nder pasi unë mora Lekët e mia. Shumë faleminderit!/ Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME