Categories Lajme

E dh.unoi dhe e përndiqte ish-të dashurën, arrestohet 36-vjeçari. Vajza e tm.erruar tregon çfarë i kishte kërkuar

Një 36-vjeçar nga Laçi është vënë në pranga dje në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim prej disa ditësh për përndjekjen dhe dhu.nimin e ish-së dashurës. Arrestimi i tij u krye nga specialistët e Hetimit të Kri.meve në Komisariatin nr.2, ku edhe ishte bërë kallëzimi nga vajza e dëmtuar. Burimet thanë se shtetasi i arrestuar është 36-vjeçari me inicialet A.K., banues në Laç, i cili ishte shpallur në kërkim policor. Ai u arrestua në rrugën “Myslym Shyri”, pasditen e djeshme. Të njëjtat burime thanë se disa ditë më parë, në Komisariatin Nr.2, ishte paraqitur një vajzë, e cila ishte dh.unuar fizikisht nga 36- vjeçari dhe denoncoi për dh.unë ish-të dashurin e saj.

Nga ana tjetër, ajo tha se ai e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme dhe i kishte shkaktuar gjendje ankthi dhe frike. Sipas saj, ai i kërkonte që të lidhej sërish me të dhe herën e fundit që ajo e kishte refuzuar, i dyshuari e kishte rr.ahur. “Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor dhe është kapur në rrugën ‘Myslym Shyri’, nga ana e Seksionit të Kr.imeve të Komisariatit të Policisë Nr.2. Shtetasi A. K., ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme ish-të dashurën e tij dhe ka ushtruar dh.unë fizike ndaj saj për të mos u larguar, por kjo shtetase ka bërë kallëzim në Polici. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale ‘Përndjekja’”, tha dje zyrtarisht Policia.

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME