Categories Showbiz

Rudina Xhungën e pushojnë nga puna, Vera Grabocka bën veprimin që nuk e priste

Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka zbuluar së fundmi në një intervistë mediatike disa të pathëna për karrierën e saj.Mes të tjerash, një histori që nuk dihej për të dhe regjisoren e njohur Vera Grabocka, me të cilën njihet disa vite përpara se ajo të përfundonte studimet.“E kam takuar shumë hershëm, qëkur isha gazetare kulture te Koha Jonë, te Aleanca. Vera më mësoi A-në e profesionit, që ti mund ta dish, por dikush duhet të ta thotë. Ca gjëra ti i di, por pa t’i vënë dikush në dukje është pak më e vështirë. Më thanë një moment që unë po bëja një shkrim me shumë pasion që nuk më përkiste. ‘Përse nxjerr me duart e tua gënjeshtrat e të tjerëve,’ më tha.

‘Mos e bëj kurrë, je shumë e talentuar. Pse e d.j.e.g veten?’., ka thënë Rudina teksa ka zbuluar se ajo është pushuar nga puna, por që regjisorja e njohur i erdhi në ndihmë për ta rifituar sërish.“Pastaj në një moment tjetër, nuk e harroj kurrë, ai ka qenë një moment shumë i vështirë. Mbaj mend që pata një problem në punë dhe më hoqën nga puna. Punoja te një revistë, Aksi. Më hoqi nga puna kryeredaktori i revistës për një shkrim që duhet të dorëzoja për Verën. Ajo erdhi me mua, mori me vete Timon, shkuan te Aleksandër Frangaj dhe i thanë: ‘Rudina nuk e ka fajin, e kemi ne’. Që atëherë i jam mirënjohëse.”, përfundoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME