Categories Showbiz

“E di ç’të bëj unë ore?”/ Plas sherri mes vëllezërve: Ku është toka ime?

Vullneti ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” vëllain e tij, Gëzimin për një çështje pronësie. Familja e tyre ka gëzuar një pjesë toke ku pronarë vec prindërve ishin edhe dy vëllezërit. Pas vdekjes së prindërve, janë futur në këtë certifikatë të gjithë vëllezërit e motrat, e cila është e ligjshme sepse përfitojnë trashëgimtarët, por në prokurën e Vullnetit rezultojnë emrat e Gëzimit, bashkëshortes dhe dy prej fëmijëve të tij.

Siç tregon në këtë seancë në “E diela shqiptare” në Tv Klan, Vullneti këtë e zbulon krejt rastësisht sepse Gëzimit i kishte dhënë një prokurë që të merrej me procedurat. Por nga një kalim i gazsjellësit TAP në njërën prej tokave, Vullnetit i rezulton certifikata e pronësisë ku ekzistojnë 9 persona.

Eni Ccobani: Në këtë tokë kush ka qenë?

Vullnet: Në këtë kohë kemi qenë dy veta që janë gjallë, ishin dhe prindërit dy, 4. Katër persona morëm nga 3 dylymë për njeri, 12 dylymë. Ky e vuri flamurin një këtu, një atje, më bëri 5 dylymë minus dhe ngelën 7. Këta 7, 6 na takojnë neve dy vëllezërve, ngelet një e tepërt. Këtë kush do ta marrë më parë, tre motrat, fëmijët e këti, gruaja? Unë dua tokën time, ku është imja ore?

Gëzim: Ku di gjë unë ore? Ku di gjë unë ça bën llafe ti?

Vullnet: Ku është imja?

Gëzim: E di ç’të bëj unë ore?

Vullnet: Ore toka ime ku është?

Gëzim: Pse unë e di ku është toka jote? Ik e gjeje tokën atje.

Eni Ccobani: Nga e ke marrë këtë tokën?

Gëzim: Ma ka dhënë shteti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME