Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën dytësore të aksit Tiranë-Durrës pranë “DHL’. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti i cili ishte në ecje.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se brenda mjetit është gjetur i pajetë një person rreth 35 vjeç, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
