Kur gjykata ta konverton denimin me b.urg me sherbim prove, i vetmi veprim që i denuari kryen është hedhja e një firme dhe nuk ka asnjë detyrim tjetër për punë të detyruar apo punë me interes publik , siç mund të jetë puna në biblioteka apo pastrimi i ambienteve publike.
Njëri nga specialistët e shërbimit të provës shpjegon për Top Channel se çfarë do të thotë vënie në provë për tre vjet, si ne rastin e Saimir Tahirit.
“Nuk do të thotë punë me interes, specialisti përpilon grafik dhe ai paraqitet, ky është, si edhe ne raste të tjera të ngjashme që janë shumë”, thotë Anesti Kapllanaj, specialist i shërbimit të provës.
Me një dënim të tillë ku b u rgu konvertohet në vënie në provë apo thjesht “hedhje të një firme ” drejtësia ka dënuar më herët ish gjyqtaren e lartë Majlinda Andrea e shpallur fajtore për k orrupsion si edhe ish anëtari i gjykatës Kushtetuese dhe supreme Admir Thanza i cili ngeci në rrjetat e vettingut.