Categories Lajme

Klosi: 1 qershor 2020 Shqipëria vend pa qese plastike

“Qesja e fundit” është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua sot në auditoret e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit. Nisma që do të konsultohet gjerësisht në një komunikim të gjerë me të rinj, akademikë, shoqëri civile e grupe interesi, ka synimin e eliminimit tërësor të plastikës një përdorimshe, pranverën e vitit të ardhshëm. ““Ka ardhur koha që si disa vende të tjera që janë më të avancuar në këtë aspekt por si të gjitha vendet që po shkojnë me shpejtësi drejt këtij reduktimi edhe Shqipëria të shënojë në 1 qershor të vitit 2020 vendin e parë europian pa qese plastike.”- deklaroi ministri Klosi

Nga Universiteti i Durrësit, ministri Klosi u ndal tek efektet e përdorimit të plastikës në peisazh dhe shëndetin e qytetarëve. “Është një dëm i jashtëzakonshēm në të dyja komponentët- deklaroi ministri Klosi,  duke shtuar se kjo masë drastike do të jetë e shoqëruar me ashpërsim të ligjit. “Ne kemi zgjedhur turizmin të jetë industria jonë kryesore, ekonomia që prodhon të ardhura për kaq shumë shqiptarë, kemi zgjedhur turizmin që të jetë biznesi i 10-20 viteve të fundit për këtë vend dhe në kuadër të vërejtjes  së parë që bëjnë turistët në Shqipëri, pra të qeseve plastike kudo dhe papastërtisë, ne duhet të marrim vendime të forta të cilat i shërbejnë një Shqipërie turistike por edhe një Shqipërie të pastër ambjentalisht.”- tha ministri Klosi.

Aleatë të kësaj nisme, do të jenë të rinjtë e Auditoreve si fasha e shoqërisë që duhet të jenë të angazhuar dhe janë më të ndërgjegjësuar.  Ministri Klosi ftoi qytetarët te refuzojnë që të shërbehen me materiale plastike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME