Categories Kulture

E dini pse vishet fustanella? Zbulohet “sekreti” që fshihet pas saj

Fustanella është një prej veshjeve tradicionale më tipike në rajonin e Ballkanit, kryesisht në Shqipëri e Greqi ku fustanella cilësohet si veshje popullore kombëtare. E megjithatë të ngjashmen e fustanellës, të quajtur ndryshe “kilt” e gjejmë edhe në Skoci, ku jo rastësisht Gordon, skocezi i ftuar në rubrikën “Escape” të së Diellës na ka zbuluar “sekretin’ që fshihet pas kësaj veshjeje.

Kiltet në Skoci datojnë që nga shekulli i 16-të dhe janë simbol krenarie për klanet të cilave i përkasin dhe çdo klan ka ngjyrat dhe dizanjin e tij tipik që e dallon nga të tjerët. Gorodon na ka zbuluar se në fakt arsyeja përse skocezët, e pikërisht meshkujt vishnin kilte ishte sepse kjo veshje mundësonte lehtësi dhe prakticitet në lëvizje për luftëtarët dhe ushtarët gjatë betejave.

I veshur me kostum popullor shqiptar, Gorodon nuk e ndjen veten aspak larg kulturës së tij pasi midis kulturës shqiptare dhe asaj skoceze gjen kaq shumë ngjashmëri jo vetëm në veshje, por dhe tek dashuria dhe ngrohtësia e njerëzve që e kanë shtyrë Gordon dhe bashkëshorten e tij Ana të zhvendosen nga Skocia në Shqipëri duke lënë çdo gjë pas dhe duke e krijuar familjen e tyre pikërisht këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME