Categories Lajme

“E duam jetën, e duam veten”, PD marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit

PD organizon sot një marshim për ndërgjegjësimin në luftën kundër kancerit.

Në Ditën Botërore Kundër Tumoreve, PD i bashkohet nismës së Unionit Ndërkombëtar për Kontrollin e Kancerit, e mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Marshimi nis në orën 10.00 tek Piramida dhe përfundon tek Ministria e Shëndetësisë, tek Rruga e Kavajës.

Me sloganin “E duam jetën, e duam veten”, përmes këtij marshimi, PD ka si qëllim të ngrejë zërin për të shpëtuar mijëra jetë njerëzish, duke i vetëdijesuar dhe edukuar ata që të bëjnë kontrollet e duhura, si dhe duke i kërkuar qeverisë të bëjë investimet e duhura për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kësaj sëmundjeje.

Pas sëmundjeve karduivaskukare, kanceri është sëmundja e dytë që shkakton më shumë vdekje në Shqipëri.

Janë mbi 7 mijë raste të reja në vit me një ritëm dramatik rritjeje prej 12% në vit, ndërsa 50% e pacienteve u drejtohen spitaleve ne stade te avancuara të sëmundjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME