Categories Lajme

Elbasan/ Ishte në ndjekjen e policisë, makina godet postobllokun, raportohen dhe të shtëna, mes të plagosurve efektivë

Një ngjarje e rëndë, dhe ende kontradiktore ka ndodhur pak minuta më parë në Krastë të Elbasanit, ku tre automjete janë përfshirë në një aksident.

Burime bëjnë me dije se një makinë, e cila ka qenë në ndjekje nga ana e policisë, ka përplasur postobllokun e vendosur në zonën e Krastës, duke lënë të plagosur të paktën tre persona, mes tyre dhe punonjës policie.

Në zonë janë raportuar dhe të shtëna me armë zjarri, po dinamika e ngjarjes mbetet e pazbardhur.

Një prej efektivëve të plagosur ndodhet në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, ku pritet ti nënshtrohet dhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale.

Nuk dihet ende nëse ai është plagosur si pasojë e përplasjes së makinave, apo prej plumbave që janë gjuajtur në drejtim të tyre.

Në aksident është përfshirë dhe një autoshkollë, e cila dyshohet se ka qenë rastësisht aty dhe nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.

Dyshohet se në këtë ngjarje me prapavijë kriminale, të ketë qenë dhe një mjet tjetër i përfshirë, që është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Pikërisht ky mjet dyshohet të ketë plagosur dhe punonjësin e policisë.

Fax News raporton se në vendin e ngjarjes ndodhet dhe prokuror Ritvan Sukaj.

Në njërin prej bagazheve të makinave që ndodhen në vendin e ngjarjes janë gjetur disa targa fallso.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME