Categories Showbiz

E etiketuan si kamariere video-klipesh, reagon Alban Skënderajt për Elena Picin e Ministrisë së Brendshme: Ç’të keqe ka të aktrosh 18 vjeçe

Elena Pici bëri bujë javën që shkoi pasi u emërua sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme. Vajza është e njohur pasi ka qenë figurante në klipin e Alban Skënderajt, “Mirëmëngjes” dhe mediat nisën menjëherë të gjykonin profilin e saj. Kjo nuk i ka pëlqyer këngëtarit Alban Skënderaj, i cili i ka dalë në mbrojtje vajzës përmes një statusi në Instagram, ku shkruan se është absurde dhe demotivuese për të rinjtë që të gjykohen nga puna që kanë bërë më parë.

“E përshkruar si diçka degraduese, ç’të keqe ka në parim të aktrosh në një klip 18 vjeçe, pavarësisht moshës, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat?”, shkruan mes të tjerash këngëtari. Albani shprehet se nuk e njeh personalisht Elena Picin, por ka mbështetjen e tij në një vend ku ka shumë halle thelbësore sesa të merren me të shkuarën e vajzës që sot punon në Ministrinë e Brendshme. Elena Pici zëvendësoi Plarent Ndrecën, në pozicinin e sekretares së Përgjithshme në Ministrinë e Brendshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME