Categories Lajme

E fshehu një ditë, por u identifikua nga mediat, policia shpall në kërkim djalin e deputetit të PS-së

Në filmimet e rrahjes së Jashar dhe Bilbil Majës, mes personave që qëllojnë me shkopinj bejzbolli është edhe Rexhep Rraja. Djali i deputetit socialist Rraham Rraja duket i veshur me një bluzë të zezë që qëllon vazhdimisht ndaj njërit prej personave të fisit Maja edhe pse ai është i shtrirë në tokë.

Por në njoftimin që policia shpërndau për mediat, emri i Rexhep Rrajës nuk figuronte. Ai nuk ishte as në informacionet zyrtare që u shpërndanë një ditë më parë dhe as në atë që u shpërnda pas publikimit të videos. Vetëm pasi mediat e identifikuan djalin e deputetit socialist atëherë policia tha se e kishte identifikuar atë dhe e ka shpallur në kërkim.

“Në vazhdim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur me datë 06.07.2023, ku në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, një grup personash kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M., dhe J. M., Policia e Shtetit ka ndaluar 4 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Në vijim të veprimeve hetimore është identifikuar dhe shtetasi R. Rr., për të cilin janë dërguar materialet pranë Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shtetasi R. Rr., është shpallur në kërkim policor dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e tij. Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje” – thuhet në njoftimin e policisë.

Policia informon se ka shoqëruar 8 persona dhe më pas ka arrestuar 4 prej tyre, ndërsa tashmë 4 janë shpallur në kërkim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qafë Mollë/ Zjarri vijon prej 10 ditësh, digjen 8 hektarë pyje

Një zjarr i rënë rreth dhjetë ditë më parë në pyjet e zonës së Qafë-Mollës,…

LEXO ME SHUME