Categories Lajme

E FUNDIT/ 28 raste në Vlorë, Bien rastet e reja nga koronavirusi,9 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit edhe një 29 vjeçar

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon: Janë kryer 1918 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 538 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditw, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Mdhe, Kolonjë, Poliçan, 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 401 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 44,291 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (25 Janar 2021) Raste të reja ditore 538 Të shëruar në 24 orë 401 Të shtruar në spitale 282 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 1918 Testime totale 336,716 Raste pozitive 72,812 Raste të shëruara 44,291 Raste Aktive 27,197 Humbje jete 1324 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 15968 Fier 2007 Durrës 1481 Shkodër 1359 Elbasan 1147 , Vlorë 1057 , Lezhë 967, Korçë 916, Berat 852, Gjirokastër 537, Dibër 502, Kukës 404.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME