Categories Lajme

E FUNDIT/ ”Daniel Dobrajt në shenjë hakmarrje i kanë dëmtuar dy gishta, 17-vjeçari u rrah kafshërisht nga policët”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar përmes një statusi në rrjetet sociale dhunën me të cilën po përballen sipas tij dy të rinjtë, banorë të Astirit, që janë arrestuar pas protestës në ambientet e jashtme të Kuvendit.

Berisha thotë se me urdhër të Ramës, Daniel Dobraj, 18-vjeçarit që është arrestuar nën akuzën se ka hedhur shashkën në drejtim të efektives Ina Nuka, i janë dëmtuar gishtat e dorës në shenjë hakmarrje.

Nga ana tjetër ashtu siç deklaroi dje dhe e ëma e tij, një i mitur, Paolo Ahmetcenaj, po ashtu është dhunuar në ambientet e komisariatit nga ana e policëve.

‘’Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera”, shkruan Berisha mes të tjerash në statiusin e tij.

Reagimi i plotë:

Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!

Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!

Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.

Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.

Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME