Categories Lajme

E fundit! Kosova dhe Shqipëria pritet të hapin kufirin, ja kur shqiptarët do lëvizin lirshëm

Ka nisur hapja graduale e kufirit Kosovë-Shqipëri. Të parët janë qytetarët e Kosovës të cilët kanë leje qëndrimi apo shtetësi shqiptare të cilët janë lejuar të udhëtojnë për t’u vendosur në pronat e tyre. Në një intervistë për Tv Klan, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemajl Minxhozi tha se këta qytetarë duhet të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, duke respektuar rregullat e qytetit ku do të qëndrojnë.

“Kjo nuk do të thotë që ata nuk mund të dalin jashtë shtëpive dhe banesave të tyre për të kryer shërbime në orare të caktuara siç është për të gjithë qytetarët shqiptarë”. Shtimi numrit të rasteve me koronavirus ditëve të fundit në Kosovë e ka vështirësuar marrjen e vendimeve të autoriteteve shqiptare për të cakuar datat e sakta se kur qytetarët e tjerë do të lejohen të qarkullojnë drejt Shqipërisë, megjithatë përmendet muaji Qershor.

“Është shumë e rëndësishme që ta kuptojmë që duhet patjetër që shifrat të shkojnë drejt zeroz që njerëzit e Kosovës të mund të shkojnë drejt territorit të Shqipërisë si dhe ata të Shqipërisë drejt Kosovës. Deti aty është, aty do të jetë. Jam i bindur se Qershori më së largu mesi i Qershorit ose më vonë nëse jemi strikt ne do i afrohemi më shumë detit, në të kundërtën do t’i largohet”.

Ka nisur edhe lejimi i qarkullimit të mallrave, por kryesisht ato që vijnë në Portin e Durrësit drejt Kosovës. Sipas ambasadori Minxhozi, lirimi masiv i mallrave nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas bëhet në kohë të caktuar në një fazë të caktuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME