Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave që dhunuan 17 vjeçaren dhe më pas shpërndanë pamjet e dhunës në rrjetet sociale.

Njëra prej tyre është lënë në “arrest me burg”, tjetra në “arrest shtëpie”, ndërsa për një tjetër të mitur është vendosur “shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik”. Të treja dyshohen për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Plotë

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe vendim të gjykatës, u caktuan masat e sigurimit personal ‘Arrest me burg’ për shtetasen L.L., ‘Arrest në shtëpi’ për shtetasen e mitur K.G., dhe ‘Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik’ për shtetasen e mitur në konflikt me ligjin M.R. të gjitha të dyshuara për kryerjen e veprës penale ‘Heqja e paligjshme e lirisë’ e parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të hetimeve, lidhur me procedimin penal nr. 1094, të vitit 2026, i cili ka në objekt hetimin e ngjarjes së dhunës së ushtruar ndaj një të miture, e bërë publike nëpërmjet rrjeteve sociale, deri në këto momente të hetimit, identifikimit të personave të përfshirë në ngjarje dhe veprimeve të kryera prej tyre, janë evidentuar fakte të cilat kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm për ekzistencën e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, kryer në bashkëpunim. Faktet e evidentuara deri në këtë fazë të hetimit kanë diktuar nevojën për marrjen e masave të sigurimit personal ndaj personave nën hetim.

“I fotografonin në hotel”, polici nuk ishte “preja” e vetme, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi! (Skema)
Duke qenë se në këtë procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe subjekteve mediatike që të shmangin publikimin, shpërndarjen dhe ripublikimin e pamjeve filmike apo të të dhënave që mund të çojnë në identifikimin e të miturve të përfshirë në këtë ngjarje, duke respektuar detyrimet ligjore për mbrojtjen e privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithahëm, Fier, do të vijojë të informojë opinionin publik për çdo zhvillim të mëtejshëm të procedimit penal, në masën që një informim i tillë nuk cenon sekretin hetimor, të drejtat e të miturve dhe garancitë procedurale të parashikuara nga ligji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME