Një aksident ka ndodhur pak më parë në fshatin Grabjan, në Lushnje. Mësohet se shtetasi K.Q, 63 vjeç duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse), e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 63 vjeçari,drejtues i motomjetit. Ndërkohë policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë: Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q. Eshte shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.