Categories Lajme

E fundit/ Sherr mes të rinjve në Elbasan

Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht tre persona të cilët u përfshinë në një zënkë fizike me njëri tjetrin.

Mësohet se materialet u referuan në prokurori për dy fëmijë të mitur të moshës 16 dhe 17-vjeç si dhe shtetasin 24-vjeçar me inicialet D.X..

Të tre këta persona akuzohen për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

JOFTIMI I PLOTË I POLICISË, Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin D. X., 24 vjeç dhe për dy shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi janë goditur fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. B., 41 vjeç, banues në fshatin Dardhë, Librazhd, dhe punohet për kapjen e tij, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin B. O.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME