Categories Lajme

I hodhën “Audi”-in në erë, flet 35-vjeçari dhe tregon dyshimet e tij

Eshte siguruar foto e 35-vjeçarit Artan Lleshi, makinës së të cilit iu vendos tritol gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të marte. Audi “Q7” i Artan Lleshit ishte i parkuar buzë rrugës përballë banesës në Bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, ku ka shpërthyer sasia plasëse.

Mësohet se tritoli ishte vendosur në anën e pasagjerit, çka lë të dyshohet se ky ishte një mesazh për Artan Lleshin dhe jo një tentativë për ta vrarë.

Raportohet se kamerat e i sigurisë në zonë nuk kanë mundur që të fokusojnë autorin e kësaj ngjarje pas nuk kanë pasur fushë pamje.  Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm për dëme materiale, ndërsa veç mjetit të parkuar janë dëmtuar edhe xhamat e jashtëm të një dyqani aty pranë.

Vetë Artan Lleshi ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë, ndërsa vetë pjesën më të madhe të kohës jetonte në Britaninë e Madhe. Një nga pistat ku po heton policia është edhe ajo e konflikteve që mund të ketë pasur Artan Lleshi jashtë Shqipërisë.

Nga ana tjetër ai këtë ngjarje e ka lidhur me një tjetër ngjarje të rëndë. 35-vjeçari ka treguar në polici, se xhaxhai i tij  është akuzuar për një vrasje të ndodhur në vitin 2000.

Artan Lleshi: Kam dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të një vrasje që në vitin 2000 xhaxhai im ka kryer. Pretendimet e tjera nuk janë të vërteta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME