Drejtori i Burgut të Beratit Hiqmet Këlliçi është në ndjekje penale. Mësohet se ai akuzohet se favorizonte të dënuarit për ‘liri me kusht’, në këmbim të rryshfeteve.
Sakaq, mbi të rëndon akuza e ‘Shpërdorimit të detyrës’. Lajmi bëhet i ditur nga oficerët e SHKB-së së Burgjeve, të cilët bëhet me dije se ai është hetuar prej 1-muaji nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara./newsbomb
