Categories Lajme

Dy javë i zhdùkur/ Kthehet me këmbët e veta në shtëpi gardisti!

Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike kthehet në shtëpi 2 javë pasi u zhdùk, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti. 27-vjeçari u denoncua si i humbur në emisionin ’Pa gjurmë’, ndërsa është kthyer me këmbët e veta në banesë. Lëvizjet kaòtike dhe pa destinacion të të riut sipas familjarëve kishin të bënin më gjendjen e ankthìt që i riu po kalonte gjatë kohës së karantinës. I riu ndodhet në spital, nën trajtimin e mjekëve, pasi nuk gëzon shëndet të mirë mendor, për shkak të humbjes së vetëdijes. Në një lidhje telefonike, daja i 27-vjeçarit Haxhi Vela tha se ai nuk mbante mend asgjë.

‘Ka shkuar me këmbët e veta në shtëpi, në orën 1 pas mesnate ditën e mërkurë. Ka trokitur vetë në derë. Nënës së tij Gjyles, nuk ka mundur t’i komunikojë asgjë, pasi nuk mbante mend ku kishte qenë. Ishte i rraskâpitur dhe shumë i lodhur. Ditën e sotme e kemi dërguar në spital. Tani ndodhet nën trajtimin e mjekëve në spital’, tha daja.

Ervin Dërguti humbi më 27 prill të këtij viti dhe mjaft informacione mbërritën në studion e emisionit ku telefonues treguan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Itinerari i fundit i të riut sipas informacioneve që mbërritën ishte Tirana, ku u mësua nga familjarët se Ervini kishte tërhequr para në një bankë pranë zonës së Medresesë të premten e kaluar. 5 ditë më pas ai gjendet po në kryeqytet, disa km larg nga zona ku kishte kryer veprimin në bankomat. Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët më shumë se 2 javë më parë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, treguan lëvizjen e fundit të të riut i veshur civil dhe pa armën e shërbimit me vete. Ai nuk kishte munguar asnjë ditë në Gardën e Republikës ku punonte, që nga moment i kufizimit për shkak të situatës nga koronavirusi deri ditën e 27 prillit, kur doli nga shtëpia në orën 5 të mëngjesit. Por familjarët thanë në ‘Pa gjurmë’ se ai kishte patur herë pas here probleme ankthi, çka shpjegoi edhe arsyen e zhdukjes së tij në mënyrë thuajse të pavullnetshme 18 ditë më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME