Eugena Tomini, shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP thotë se vendi ynë është drejt fundit të pandemisë së koronavirusit. Një një lidhje live me emisionin Real Story, Tomini tha se pavarësisht 18 rasteve të reja që u regjistruan sot pandemi është drejt fundit. Ajo theksoi se duhet të respektohen me patrjetër mastat e distancimit social dhe higjena personale.
“Jemi në pandemi, jemi në epidemi dhe pretendojmë se pavarësisht rasteve të sotme, jemi drejt fundit të pandemisë. Por theksoj se duhet të respektohen masat e distancimit dhe higjenës personale”, tha Tomini mbrëmjen e sotme. Më tej, shefja e Inteligjencës Epidemike në ISHP tha se po vlerësohet kthimi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” (Covid-2) në normalitet. “Është duke u vlerësuar kalimi në normalitet i covid-2 për të gjitha specialitetet që ai mbulon”, tha ajo.
