Categories Lajme

E fundit, Tiranë, 2 persona të plagosur mbërrijnë në spitalin ushtarak (EMRAT)

Një atentat me a rmë z jarri ka ndodhur në fshatin Larushkë të Niklës në Fushë-Krujë. Tvklan.al ka mësuar se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Të p lagosurit janë Gentian Bejtja 41 vjeç dhe K.S. 35 vjeç. Dy të plagosurit janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Bejtja ka plagë plumbi në krah dhe ndodhet jashtë rrezikut.

Burimet policore raportojnë se dyshohet që shënjestër e atentatit ka qenë Gentian Bejtja, person i njohur për policinë. Ai ka qenë duke udhëtuar me makinën tip “Alfa Romeo” kur u qëllua nga një automjet tjetër në lëvizje. Për shkak të humbjes së kontrollit të mjetit, pasagjeri që ndodhej me të, K.S., mbeti i plagosur si pasojë e aksidentit. Makinë përfundoi pranë një karburanti.

Gazetari i Tv Klan, Spartak Koka, raportoi nga vendi i ngjarjes rreth dinamikës së këtij atentati me armë zjarri, ndërkohë që atentatorët janë arratisur në drejtim të paditur dhe nuk ka informacion rreth tyre.

41-vjeçari Gentian Bejtja ka rënë pre e një atentati edhe në vitin 2016, kur në automjetin e tij shpërtheu një sasi tritoli. Ai mbeti i plagosur nga atentati me tritol në atë kohë.

41-vjeçari rezulton person me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit dhe krimeve kundër pronës.

Gentian Bejtja është akuzuar më parë si i dyshuar edhe për vjedhjen e makinës tip BMW, që u përdor në atentatin ndaj kryekomisarit Dritan Lamaj në vitin 2013. Ai njihet edhe si mik i Enver Stafukës, edhe ky i fundit person i njohur nga autoritetet policore por që prej vitit 2015 rezulton të jetë i zhdukur. Njësoj si Gentian Bejtja, edhe Enver Stafuka iishte dyshuar 9 vite më parë për vjedhjen e makinës BMW.

FOTO: MAKINA E GENTIAN BEJTJAS NË VITIN 2016 KUR SHPËRTHEU ME TRITOL

Informacioni paraprak i Policisë së Krujës:

Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit:

G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin  dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën.

K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. / tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME