Categories Lajme

E FUNDIT/ U kapën duke vaditur serën e kanabisit, arrestohet ‘fermeri’ bashkë me djalin dhe nipin (EMRI)

Tre persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur në flagrancë duke vaditur një serë kanabisi në Qafë Mali në Pukë. Policia bën me dije se Lavdi Salaj., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël shkonin drejt Pukës që të kujdeseshin për lëndën narkotike.

Në momentin e operacionit policia ka gjetur 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë, Pukë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Pukë, operacioni policor i koduar “Laku”.

Kapen dhe arrestohen në flagrancë, duke vaditur bimët narkotike, 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij, që shkonin nga Nikla në Qafën e Malit, Pukë, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Sekuestrohen dhe asgjësohen më anë të djegies, qindra bimë të dyshuara narkotike kanabis.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i kontrolleve intensive të territorit, në çdo skaj të vendit, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Laku”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-L. S., 45 vjeç, djali dhe nipi i tij, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të tre banues në Nikël, Krujë.

Nga veprimet e kryera në kuadër të operacionit të koduar “Laku”, rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar, në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Laku i Palucajve”, në territorin e fshatit Qafë-Mali, 527 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një sasi u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME