Categories Lajme

“E gjeta të mbuluar me gjak”/ Flasin pronarët e banesës ku jetonte çifti në Elbasan: U grindën të dy, erdhi policia dhe…

Elbasani u trondit mëngjesin e sotëm, pas një krimi të rëndë ku mbeti viktimë 37-vjeçarja Jetlira Elezi.

Elezi u vra nga bashkëjetuesi i saj me thikë, pas disa konflikteve të vazhdueshme që kishte mes tyre, në banesën që kishin marrë me qira prej një muaji.

Pronarët e banesës ku qëndronin me qira çifti kanë treguar për mediat si ka ndodhur ngjarja. Sipas pronarit të banesës, 37-vjeçari Ramis Mici ka dalë nga banesa rreth orës 01:00 pas mesnate dhe ka përplasur derën. Ata kanë vënë re sjellje të çuditshme dhe pasi kanë konstatuar dritat ndezur janë ngjitur në katin e dytë për të kontrolluar. Në atë moment kanë parë 37-vjeçaren Jetlira Elezi të shtrirë në tokë dhe të mbuluar në gjak.

Ai shprehet se çifti kishin pasur debate 5 ditë më parë dhe 37-vjeçarja kishte bërë denoncim në polici duke u pajisur me urdhër mbrojtje. Megjithatë edhe në ditët në vijim ata kanë vijuar të jetojnë në të njëjtën banesë, megjithëse në dhoma të ndara.

E ndjera ishte nënë e një vajze nga martesa e saj e mëparshme, dhe vetëm pak ditë më parë e bija ishte larguar nga banesa e saj duke shkuar pranë të atit.

“Jetonin me qira. U grindën të dy. Pa e ditur neve se si. Rrinin të dy këtu. Kishin një muaj që kishin ardhur. Erdhën nga një grindje e vogël. A e solli ajo, a e solli ai, ikën në polici, denoncoi. Erdhi policia këtu. Nuk e pamë si ndodhi.

Para 4-5 ditësh denoncoi në polici. Ajo iku nga shtëpia, i lirova unë një dhomë. Ajo punonte në privat. Ai punonte te këto gipsat a nuk e di ku punonte. Policia i kishte dhënë urdhër mbrojtje si thoshte ajo. Mbrëmë në orën 1 pa 10 vjen këtu në ballkon. Doli ai nga dera.

Kishte përplasur derën e pa gruaja. Si përfundim shiko në kat të dy drita ndezur. Ajo e kishte derën hapur. Zbrita poshtë, dola në cep. Ajo ishte mbuluar në gjak, kishte mbaruar. Në orën 1 pa 10 ka dalë ai që iku. Unë dola këtu. E kishte shtrirë me kurriz. Këtu ishte bërë gjithë gjak. Vajza jetonte me atë. Kishte tre katër ditë që kishte ikur te i ati. Erdhi policia këtu i bënë dokumentet. Ne ishim në gjumë kur ndodhi ngjarja”, shprehet pronari i banesës.

Ndërkohë bashkëshortja e tij thotë se çifti kishin vetëm një muaj që jetonin me qira në shtëpinë e tyre dhe nuk kanë pasur probleme më herët gjatë këtyre javëve.

“Unë kam një veti që nuk para llafosem. Mirëmëngjesi, mirëmbrëma. Një muaj kishte ajo këtu. Ai ishte nga Selita. Ajo nuk e di nga ishte gocë. A bashkëjetonin, a të martuar. Vetëm para 5 ditësh kemi dëgjuar probleme mes çiftit. Sa kanë ardhur te ne nuk kanë pasur probleme”, thotë ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME