Ish-pronari i televizionit TV ERA, Abdulla Mehmetaj është te ntuar të vr itet nga bashkëshortja e tij.
Ngjarja ka ndodhur që me datën 3 janar, por është bërë publik nga këngëtarja Adelina Tahiri, e cila e ka dajë personin që është lë nduar.
Sipas Mehmetajt, arsyeja ishte pasuria e tij, edhe kushti i nënshkruar në kontratën martesore, ku nënvizohej se gruaja do të kujdesej për të deri sa të jetë gjallë.
Gruaja e cila u përpoq ta vr iste është Arlinda Mehmetaj, pedagoge në universitetin e AAB-së në Prishtinë.
Sipas medias kosovare, pas një mbrëmjeje të qetë, ata shtrihen që të flejnë, por në orën 02:40 ia nxjerr gjumin jastëku në fytyrë dhe më pas ai vë re se ishte lidhur gjatë natës me litar këmbëve dhe duarve.
Ai kishte arritur të çlirohej nga litarët dhe kishdte zbritur në katin e parë të shtëpisë, por Arlinda ishte fshehur në një pjesë të errët dhe më pas e go diti me çekan në kokë disa herë ku edhe i kishte shka ktuar të çara në kokë.
Këngëtarja i ka uruar shërim të shpejtë dajës së saj përmes një postimi në profilin në Instagram./shqiptarja








