Categories Lajme

“E kam shpirtin të përvëluar”, Shkëlzen Buci mohon krimin: Motrën e bënë copa në Malin me Gropa

“Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas shumë vuajtjesh, motrën e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror.” Kështu deklaron Shkëlzen Buci, i dyshuari kryesor për vrasjen e motrës së tij, Eglantina Buci. Kjo e fundit u gjet e pajetë 8 vite më parë në Malin me Gropa. Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, Buçi tha për emisionin “Me zemër të hapur” se dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën. Ai tha se nuk di as të qëllojë me armë, pasi nuk kishte bërë ushtri. Edhe pse tashmë është pas hekurave për një vrasje të kryer në 2017-ën, ai tha se edhe për atë krim, nuk kishte bërë gjuajte të saktë.

“Dëshmitari duhet të tregojë të vërtetën. Për mua mjafton që të gjejë personin e vërtetë që ka vu dorën mbi motrën time, dhe unë le të vdes. Nuk kam asnjë kompleks për dënimin. Kam shpirtin e djegur dhe të përvëluar. Mbas vuajtjes e çuan e bënë copa në Malin me Gropa dhe na nxorën familje horror. Do të lutem, shokut tim i drejtohem, që t’i nxjerr të gjitha të vërtetat. Mos hidh baltë se unë jam në burg, se unë jam në burg e babai im po ashtu. Se kam bërë një krim, s’do të thotë se jam kriminel, e thua se kam vrarë motrën time. Kam besim tek drejtësia se kjo çështje do të hetohet. E kam besimin tek gazetaria më shumë. Nëse unë kam marrë pjesë tek këto itinerare, një nga detajet do e nxjerrin të vërtetën. Unë nuk mund të identifikoj askënd për sa kohë që unë nuk kam prova. Se po të kisha prova s’do kisha ardhur këtu. Do i kisha bërë lëvizjet e mia, me shtet, pa shtet. Nuk mund të identifikojë një njeri specifik. Unë di të them një gjë që; i lutem zotërisë, që të tregohet i sinqertë pa komplekse, pa presione. Të tregojë të vërtetën, siç e dinë. Jo të shpif, në fund të fundit çdo gjë duhet të provohet.”, tha Buci, shkruan Balkan Web.

Pyetje nga gazetarja:

Ke qenë në Malin me Gropa me dëshmitarin apo dhe me të tjerë?

Buci: Më këtë person kurrë në jetë. As me këtë as me asnjë.

A ke pasur në dispozicion armë zjarri apo babi jot? Buci: Kurrë. Për armën që kam kryer krimin…shiko këtu. Kurrë. Unë nuk kam bërë ushtri. S’di të përdor armë. Edhe personin që unë….s’kam qenë në gjendje me gjuajt drejt. Kam shkrehur 8 plumba dhe ato kanë ikur lart e poshtë. S’kam qenë i përgatitur. Kam qenë në depresion.

Nuk kam përdorur kurrë armë. Ekspertiza do të nxjerrë gjëra të tjera, e të tjera. Kam besim se e vërteta e motrës time do të dalë. Ju lutem hetoni, investigoni. Nxirrni zanafillën. Qofsha unë, babai im, xhaxhai im. Kushdo qoftë, më intereson e vërteta. Në bisedë ju më tregoi se me kë jetonte motra juaj. E takuat atë djalë?Buci: Nuk e  pranonte ky që bashkëjetonte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME