Categories Lajme

“E kanë hedhur në det”/ Transkriptet që hedhin dyshime për fatin e Ervis Martinajt

Policia dyshon se Ervis Martinaj kishte shkuar në Shijak për të lidhur aleancë me një grup të fuqishëm të zonës.

Disa burime informacioni të ndryshme mbështesin pistën se aty mund të jetë shitur te grupet rivale.

Këto dyshime mbështeten edhe në transkriptet e bisedave mes personazheve të botës së krimit që disponohen nga autoritetet ligjzbatuese.

“Mos ti kishte thënë për V. Do ishte gjallë akoma. Hajde i kishin thënë e kam gati. Ky peshku kishte vajt. Dhe e kishin marrë peng. E kan hedh në det. Ca peshku. Atë e kanë humb atë natë”.

Por, pavarësisht bisedave të shkëputura që janë administruar, duhet theksuar se nuk është bërë verifikimi i tyre me prova mbështetëse. Informacionet në fjalë janë marrë me rezerva nga grupi hetimor.

Janë bërë bashkë të gjithë. Tani këtë herë e kanë bërë për V…

Duhet theksuar se grupi hetimor ka në dorë biseda të shumta të ngjashme që po verifikohen.

Hetuesit kanë dyshime se komunikime të tilla mund të jenë edhe të fabrikuara për të bërë sa më të besueshme pistën e një rrëmbimi të mundshëm.

Ajo që bën përshtypje janë edhe qëndrimet e kundërshtarëve të Martinajt pas informacioneve për zhdukjen e tij që dalin në transkriptime.

“Ka festuar se i kanë nis fotot”.

“Ky është një nga problemet më reale që ka shteti shqiptar tani. Flasim për eliminimin e njeriut, më të fortë dhe më të pasur në radhët e krimit. Kur u godit ky njeriu më i pasur, një organizim i tillë sot të heq qafe gjithkënd, shefin e opozitës kryeministrin. Pra është një organizim që është bërë shumë i fortë që ti e le të bëhej, tani krimi ka shkuar edhe në mbështetje me biznesin”, u shpreh gazetari Ferdinand Dervishi.

Martinaj kishte humbur të gjithë njerëzit më të afërt ku mbështetej. Ky ishte tregues se armiqtë që kishte përballë ishin të niveleve të larta. Ai së fundi nuk kërkohej vetëm nga armiqtë, por edhe nga shteti që për 1 dekadë e kishte mbajtur larg, herë me shantazhe e herë me joshje. /Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

EMRI/ Plagosi pronarin dhe terrorizoi lagjen me armë, arrestohet muratori shqiptar në Itali

Një pasdite e zakonshme në rrugën “Gravellona 7” në Vigevano u shndërrua në një skenë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i njohur Rexhep Qosja

Akademiku i njohur Rexhep Qosja ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Lajmin e hidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME