Categories Lajme

“E kanë tmerr, nuk kthehen atje”, Rama: S’kemi çfarë të ndërtojmë në Thumanë, familjet e dëmtuara do i sjellim në Tiranë

Brenda 15 dhjetorit të gjitha familjet që humbën njerëz të dashur të familjes nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin dhe që banesa e tyre u kthye në gërmadhë, do të transferohen nëpër shtëpi.

Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme me kabinetin e tij qeveritar.

Gjatë fjalës së tij Rama tha se mes këtyre qytetarëve janë edhe dy fëmijët e vegjël, Alesio dhe Aureli, dy djemtë që ‘fluturuan’ nga dritaret e pallatit në Thumanë për t’i shpëtuar tërmetit shkatërrues.

Po ashtu kreu i qeverisë deklaroi se në Thumanë nuk do të ndërtohet asgjë, pasi familjet që kanë humbur njerëz dhe ata që kanë ngelur pa shtëpi, nuk duan që të kthehen në atë vend.

“Hotelet do të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve për të tjerë, duhet të jetë e kufizuar, pasi hyjmë në fazën ku mund të fillojnë spekulime. Familjeve që janë të hotel do u ofrojmë dy rrugë; atë të dhënies së lekëve në dorë dhe banesën ta gjejnë vet. Brenda atij fondi në zonën e Durrësit dhe Thumanës ka dhe koston e transportit.

Dhe rruga tjetër është; ose do ja gjejmë vet. Mos harroni, 15 dhjetori është afati i fundit për të sistemuar në shtëpi familjet më fatkeqe.

Për ta duhet të mbarojë procesi dhe duhet të jenë në shtëpi. Dhe ata fëmijët që isha unë mbrëmë, duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur dhe mënyra se si do të kujdesemi për njërin prej tyre që e ka nënën në spital dhe ka humbur të tjerët. Duhet t’i japim shtëpinë dhe duhet t’i vëmë një kujdestar. S’mund t’i japim një fëmije çelësin e shtëpisë. Daja jeton në Angli dhe ka ardhur përkohësisht.

Mund të hyjë përkohësisht, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emër të tij (djalit).

Ai është i zoti i shtëpisë. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjitha. Sikundër unë e dija më parë, asnjë nga ata që kanë pasur shtëpitë në pallatet e shembura nuk do që të shkojë atje, e kanë tmerr.

Vetëm ideja që të shkojnë atje është tmerr. Kështu që s’kemi ça të ndërtojmë atje, dhe ata që kanë humbur dhe ata që s’kanë humbur njerëz”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME