Categories Sport

E konfirmojnë në Itali, klubi i madh europian nis bisedimet për transferimin e Thomas Strakoshës

Kanë nisur bisedimet mes ndërmjetësve të Borusia Dortmund dhe përfaqësuesve të Thomas Strakosha. “Sky Sport Italia”, raporton se së fundmi janë zhvilluar kontaktet e para mes përfaqësuesve të Strakoshës dhe Dortmundit. Këta të fundit janë në kërkim të një portieri për sezonin e ardhshëm dhe për këtë arsye kanë piketuar gardianin e Shqipërisë, me të cilin kanë nisur bisedimet. Ishte vetë Strakosha i cili në një intervistë të dhënë pak ditë më parë, u shpreh se do i pëlqente të luante për verdhezinjtë dhe duket se kjo mund të realizohet nga sezoni i ardhshëm.

25-vjeçari po kalon një sezon të vështirë te Lacio, teksa është aktivizuar vetëm në 8 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku kanë ndikuar infektimi me Koromavirus që e mbajti 1 muaj në izolim, dhe dëmtimet e shumta, teksa nga kjo ka përfituar portieri tjetër i Lacios, Pepe Reina, i cili është aktivizuar titullar në shumicën e ndeshjeve. Strakosha ka kontratë deri në verën e vitit tjetër me Lacion, por aventura me bardhekaltrit mund të mbyllet që këtë verë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME