Categories Lajme

E kthyen lokalin në ‘dyqan droge’/ Arrestohet pronari 22-vjeçar, dy të tjerë vihen nën hetim në Korçë

Në lagjen nr.17 të qytetit është zbuluar se në ambientet e një lokali në pronësi të një 22-vjeçari i identifikuar si Ibrahim Potka  përdoreshin dhe shiteshin lëndë narkotike.

Si rezultat ra në pranga pronari 22-vjeçar, ndërsa u vunë nën hetim dhe 2 persona të tjerë. Përveç këtij aktiviteti të paligjshëm në ambientet e lokalit, rezultonte se lokali në pronësi të riut nga fshati Turan ishte i paregjistruar në organet tatimore.

22-vjeçarit iu gjetën 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, po ashtu dhe një personi tjetër, i cili ndodhej në lokal, një 36-vjeçar me iniciale I.Z nga fshati Dërsnikiu gjetën 2 doza me lëndë narkotike., i cili u vu nën hetim. Nën hetim është dhe një 37-vjeçar me iniciale S.P nga Korça, i cili ndodhej në lokal.

Materialet në ngarkim të të arrestuarit dhe dy personave të vënë nën hetim i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”; “Fshehja e të ardhurave”; “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME