Categories Lajme

Aktivistët shqiptarë të LGBT rrihen në Serbi nga ekstremistët

Disa aktivistë shqiptarë të komunitetit LGBT, janë sulmuar në Serbi nga ekstremistët. Ata ndodhen në Beograd në kuadër të aktiviteteve të EuroPride.

Aktivistja dhe drejtuesja e Aleancës LGBT, Xheni Karaj e cila ishte në grupin që u dhunua pasditen e së shtunës në Beograd (17 shtator) në një reagim në rrjetet sociale tha se dhuna do të ishte e shmangshme nëse policia serbe do të bënte punën e saj!

Më tej Karaj thotë se “Pavaresisht kesaj ne dje pame me syte tane se sa e veshtire eshte te jesh vetvetja ne nje vend ku dhuna eshte sistemike, eshte pjese e kultures politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri ne qeveri”.

kujtojmë se autoritetet në Serbi anulluan paradën që do të mbahej për EuroPride pas protestave të shumta dhe me argumentin se nuk mund të garantonin sigurinë.

Reagimi i Plotë i Karajt:

“Dhuna qe pesuam dje ne Beograd ishte e shmangshme nese policia do te kishte bere punen e saj. Pavaresisht kesaj ne dje pame me syte tane se sa e veshtire eshte te jesh vetvetja ne nje vend ku dhuna eshte sistemike, eshte pjese e kultures politike dhe normalizohet nga qarqe esktremiste deri ne qeveri. Dje kuptuam rendesine e solidarizimit me njeri tjetrin, rendesine e planifikimit ne menyre realiste dhe rendesine per te qene strategjike ne betejen tone. Kjo parade dhe dhuna qe shoqeroi ate eshte nje mundesi per te reflektuar bashkarisht por ne kete reflektim disa vete kane me shume pergjegjesi se disa te tjere.

Falenderoj nga thellesia e zemres te gjithe aktivistet qe na qendruan prane pas sulmit deri ne oret e vona te mengjesit.

Parada eshte forma me e larte e ekzistences dhe rezistences. Askush nuk do ta ndali luften tone per nje shoqeri te drejte te barabarte dhe te lire per TE GJITHE”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Preka fundin…”/ Ish-banorja e BBV 5 rrëfen momentin e vështirë të jetës: Një mjekim i gabuar i djalit bëri që…

Ish-banorja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Egi Gjyzeli, ka qenë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën në aksident bashkë me të atin, pedagogu publikon provimin e fundit të studentes së mjekësisë

Mjeku dhe pedagogu Admir Sinamati ka ndarë një reagim prekës për studenten e Fakultetit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgonin pacientët e onkologjikut në klinika private, Prokuroria dërgon në gjyq zv.drejtoreshën e QSUT dhe mjekët

Prokuroria e Tiranës përfundon hetimin për mjekët e spitalit Onkologjik dhe zyrtarëve të QSUT. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, përplasen dy makina, 8 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Tepelenë-Krahës, pranë fshatit Iliras,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në bypass-in Orikum -Vlorë, makina merr para tufën e bagëtive, plagoset çobani

Një aksident ka ndodhur mbrëm në aksin rrugor ByPass në drejtim Orikum–Vlorë. Një mjet tip…

LEXO ME SHUME