Categories Lajme

Përkujtohet një nga faqet më të ndritura të luftës për liri, beteja e Drashovicës

U mblodhëm sot për të përkujtuar një nga faqet më të ndritura të luftës për liri, betejën e Drashovicës, e cila u zhvillua prej datës 14 shtator deri në fillim të tetorit 1943.

Së bashku me prefektin e qarkut, Flamur Mamaj, kreun e këshillit të qarkut, Ervis Moçka, kreun e bashkisë së Selenicës, Pëllumb Binaj deputeti vullnet sinaj zv ministrja e turizmit vilma bello Ejt dhe me plot miq e dashamirës, pasardhës të dëshmorëve e veteranëve kremtuam 79-vjetorin e rezistencës heroike ndaj forcave naziste. Beteja e Drashovicës, nuk ishte një rast episodik në historinë e luftës.

Ajo betejë kishte rëndësi strategjike për Luftën, sepse u bë për të penguar nazistët në marrjen e depove dhe fortifikimeve të italianëve që po tërhiqeshin.

Populli i Vlorës e ka larë lirinë me gjak, ndaj sot e gjithmonë nderojmë kujtimin e atyre që bënë historinë.

Nderim të rënëve! Lavdi Drashovicës heroike! Lavdi Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare! Ndërkohë, pas ceremonisë së mbajtur pranë monumentit të Drashovicës, bashkia kishte organizuar një panair me prodhime bujqësore dhe blegtorale.

Pullumb Binaj kr i bashkis Selenic në fjalën e tij tha se fitimi i luftës është po me aq rëndësi sa “fitimi i paqes”. Të gjithë sot duhet të punojmë me vendosmëri për zhvillimin e zonës, mirëqënien e komunitetit dhe të ardhmen e begatë të fëmijëve tanë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME