Një bujë e madhe u shkaktua nga lajmet se moderatoren e njohur të Ora News, Dajana Shabanin, e larguan nga emisioni. E ndërsa më tej atë për ta zëvëndësuar me Kelvi Kadillin dhe Arjola Shehun.
Lidhur me këtë gjë, ka reaguar vetë Dajana, me anë të një postimi në rrjetin e saj social të ‘Instagram’. Ajo konfirmon se nuk ka të bëjë me një largim, por se ka hequr vetë dorë, e kështu duke shuar të gjitha thashethemet e dyshimet që qarkullonin.
Dhe mbi të gjitha ajo shton se ajo vetë ka qenë si një ‘urë lidhëse’ dhe ka propozuar Kelvi Kadillin në vendin e saj.
Postimi i plotë:
Vendimi IM per largimin nga emisioni,(per jashte Shqiperie) ,”shkriu” te gjithe grupin e emisionit Dite e Re! Duke falenderuar pafund @besmirmetani dhe @hermesnikaj qe ishin me mua ne keto 2 sezone,e ndjeva te domosdoshem kete sqarim,per shkak te portaleve dhe komenteve se u “zevendesuam ” 🤦♀️ Kam shkuar ne opera 11 vjec,libri I pare filozofik “Keshtu foli Zarathustra” eshte lexuar kur une kam qene vetem 14 vjec,kam qene nje nxenese shume e mire,kam udhetuar me 40 vende etj etj,por keto nuk I interesojne fare Rukies nga Kamza,Benit nga Lapraka,dhe as atij ne zyre ne qender te Tiranes,sepse ne zgjodhem te vinim origjinal,duke prekur realitetin shqiptar,e Duke e percjelle ate me te qeshura pafund! Kete e vendosem ne! ASKUSH NUK NA KA ZEVENDESUAR, dhe mendoj se kam bere nje pune te mire Duke u bere “ure lidhese” edhe per @kelvikadilli (meqe nuk me falenderoi,po e falenderoj veten 😜) Jeni shumeeee te mire te gjitheeee Flm per SMS e pafundme!/Shqipëriaime
