Një grup turistësh gjermanë të moshave të reja, të cilët kishin dalë për shëtitje në zonën pyjore të Borsh-Kuç, humbën koordinatat për 5-6 orë.Ata u lokalizuan gjatë mbrëmjes nga Policia Kufitare e Sarandës, e cila ka bërë të mundur gjetjen e tyre.Turistët gjermanë kishin dalë të shëtisnin me fuoristradën e tyre, kur humbën orientimin. Sipas Policisë ata janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë janë shoqëruar në hotelin ku ata ishin të akomoduar në Ksamil.
Categories
Lajme
Humbën rrugën në pyll, lokalizohen pas 6 orësh kërkime turistët gjermanë
