Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes, këtë herë në fshatin Sinaballaj të Peqinit.Ne automjet ka goditur nga pas një karrocë, duke lënë të plagosur rëndë karrocierin. Në gjendje të rëndë për jetën karrocieri është përcjellë për në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e parë shëndetësore. Ky është aksidenti i disatë brenda ditës së sotme, ku janë shënuar edhe viktima si në aksidentin e ndodhur gjatë orëve të pasdites ne aksin rrugor Drenovë-Korçë, ku një drejtues biçiklete humbi jetën pasi u përplas me një kamion të parkuar.
Categories
Lajme
Makina pë rplas karrocën, pla goset një nga drejtuesit e mjeteve
