Categories Lajme

”E lypshim Arianin dhe nuk e gjetëm”, detaje të reja nga aksidenti në Brezovicë

Të tjera detaje mësohen nga aksidenti fatal që i mori jetën Arian Dacit, zëvendësministrit të diasporës në Kosovë, dhe njëherësh djalit të ish-kryeparlamentarit Nexhat Dacit.

Për disa orë me radhë për shkak të terrenit të vështirë trupi i tij është mbajtur në një nga hotelet në zonë, dhe më pas është transportuar nga grupet e shpëtimit. Sakaq është zbardhur dhe dëshmia e një prej miqve të tij, që ka qenë i përfshirë në operacionin për nxjerrjen e Dacit nga orteku.

Arian Grazhda mes emocioneve pikëlluese, pasi e kishte shok të ndjerin Daci, ka treguar se si ka ndodhur fatkeqësia, ku tha se brenda 40 minutave kanë arritur që ta nxjerrin nga orteku Arianin, por kur e kanë gjetur kishte humbur jetën.

 “Sot na ka ndodhur një ngjarje tragjike, shumë keq, e kena humb shokun, Arian Dacin, prej një orteku. Jena shumë të huptë. Janë ka jashtë pistës, janë skiator të mirë, por orteku s’i vet.

Njëri prej atyre shokëve e ka pasur airbegun, iu ka qel, ka shpëtuar, kurse Ariani ka mbet. Ne jemi munduar, shumë shpejt i kemi nxjerr, muj me tha 40-45 minuta.

Jemi ka shumë shokë, jemi organizuar, jemi ka 50 veta duke e lyp, por kur e gjetum, kemi humbur shokun. … Atë pasi e kemi gjet, u qu, s’e kemi kqyrë shumë, e lypshim Arianin, s’un e gjenim. Ai mirë është, s’ka kurxha, por Ariani na la’, ka thënë dëshmitari”, është shprehur ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME