Categories Politike

“E mori certifikatën për 24 orë”, Rama i përgjigjet sërish Metës: Ti kur ishe kryetar Kuvendi…

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Zonë e Lirë”, po flet mbi debatin me presidentin Ilir Meta për çështjen e mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm.

Lidhur me marrjen e certifikatës së sigurisë që Cakaj ka marrë nga DSKI për 24 orë, Rama është shprehur se kur Meta ishte kryetar Kuvendi, e mori për më pak se 24 orë.

“Në vitin 2016 Ilir Meta e mori certifikatën e sigurisë brenda pak orësh për një aktivitet ku duhet të shkonte. Certifikata e sigurisë i jepet një personi që ka në posedim një dokument të klasifikuar dhe për sa kohë ai person nuk ka këtë dokument, nuk ka pse e do. Presidenti i Republikës ndalohet të ketë opinione, domethënë mund të ketë opinione, por jo për dekretimin e Presidentit.  Kjo është e rëndësishme pse Ilir Meta po e sfidon në mënyrë të përsëritur Kushtetutën. Meta ka vendosur se duke qenë në një trend papërgjegjshmërie, t’i thotë Kushtetuës, jam unë pa je ti. Zgjedhja e ministrave është tagër i kryeministrit sepse vendimi i tij është mishërimi i opinionit të shumicës së popullit dhe puna e Ilir Metës është thjesht dekretimi. Unë nuk e dua një konflikt institucional. Në këtë rast e kam thyer heshtjen time sepse në këtë moment Ilir Meta është angazhuar në një krim ndaj diturisë, ndaj pastërtisë, ndaj një djali që mund të imitoj gjykime pozitive e negative ndaj opinionit publik, por nuk meriton njollosjen e qëllimshme të Metës e të tjerëve duke e përdorur si mish për tokë kundër Presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë. Po përdor një  rrugë  antishqiptare, sipas së cilës, kush mendoka kundra si unë, përbëka një rrezik. Meta e ka shkelur kushtetutën me mosdekretimin e Lleshajt, me rikthimin e ligjeve në Kuvend sepse e ka humbur betejën politike”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME