Categories Lajme

E moshuara 40 vite në vetmi: Sot mezi mbajnë një të shëndoshë, jo mua të sëmurën. Këtu dua të vdes…por mos t’më zë shtëpia brenda

86-vjeçarja Kije Çela nga fshati Patin i Bashkisë së Klosit jeton e vetme, pasi bashkëshorti i ka vdekur rreth 40 vite më parë. Nga martesa e saj ajo nuk ka fëmijë, duke bërë që të jetojë e vetme që pas vdekjes së bashkëshortit rreth katër dekada. Kije Çela thotë se ato pak të afërm që ka e ndihmojnë e ndonjëherë edhe bashkëfshatarët, por gjendja e saj vijon të jetë si mos më keq, pasi nga pensioni prej 7 mijë lekësh, 5500 prej tyre duhet t’i blejë ilaçe çdo muaj.

“Kam 40 vjet e vetmuar. Tani kam mbetur se kam qenë me këmbë e me dorë deri para 20 vitesh. Nuk dal, me zor me shkop deri tek dera. Inshallah më ndihmojnë. Vijnë komshijtë. Më sjellin dru ose një shishe me ujë”, thotë ajo.

86 vjeçarja Kije Çela, nuk kërkon televizor e as lavatriçe, por vitet e mbetura të jetës së saj t’i kalojë në një banesë të sigurt. Ajo na tregon se banesa është drejt rrënimit dhe se ka frikë që e zë brenda. Çatia e godinës  është e dëmtuar e kur ka reshje shirash, i gjithë uji bie mbi të.

“Nuk dua të shkoj në tjetër vend. Tani janë duke u mërzit kur ju shkon një njeri i shëndoshë dy ose tre netë, jo të shkoje një njeri i sëmurë. Kërkoj të më rregullojnë shtëpinë jo gjë tjetër. Më shumë e kaloj shtrirë sepse nuk më mban kurrizi e koka. Nuk jam duke dashur televizor. Unë jam në hall se mos më zëre brenda.  E shikon tavanin. I thash një burri ma rregullo, por nuk zuri”, thotë e moshuara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME