Categories Lajme

Katër aksidente në pak minuta në vend, plagosen 8 persona, dy prej tyre rëndë (VIDEO)

Katër aksidente rrugore të njëpasnjëshme janë shënuar pasditen e sotme në vend.

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Gjormit në Fushë-Krujë. Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një aksident ka ndodhur në superstradën Lezhë-Laç pranë zonës së njohur si Fushë Miloti.  Dy mjete janë përplasur me njëri tjetrin ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Report tv mëson se të plagosur kanë mbetur shoferi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve.

Ndërsa pak momente më pas një aksident është shënuar në Mamurras. Një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri i saj.

Një tjetër automjet ka dalë nga rruga pranë qendrës së qytetit të Elbasanit dhe më pas është përmbysur në kanal.

Për pasojë kanë mbetur të lënduar lehtë dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME