Categories Lajme

E motra akuzoi babain për përdhunim, rrëfimi prekës i të riut: Po qante në telefon, më tha se më dhemb barku, kam shumë…!

Ramazan Rroko është arrestuar pas denoncimit të vajzës së tij, pasi kjo e fundit e akuzoi për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Pas divorcit të prindërve e reja ishte rritur në shtëpinë e fëmijës, në Durrës dhe prej 1 muaji jetonte në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish me babanë e saj. Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në polici.

Pas fillimit të investigimit nga ana e autoriteteve, 25-vjeçarja ka denoncuar se 67-vjeçari abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

E ëma e 25 vjeçares jeton në një fshat të Lushnjes dhe vuan nga shëndeti mendor. Deri para një muaji vajza qëndronte në shtëpinë e fëmijës në Durrës. Sipas deklaratës së 25 vjeçares abuzimi ka ndodhur në ditë të ndryshme, gjatë muajit që ka qëndruar me të atin në Dërmish të Finiqit.

Ditën e sotme vëllai i saj ka rrëfyer në emisionin “Zemra e Hapur” për të gjithë akuzat ndaj nënës së tij. I riu tregoi se ai dhe e motra, Silvana, vajza e cila akuzoi të atin për përdhunim, u dërguan në jetimore nga një kushëri i tyre.

Pjesë nga rrëfimi:

E mësova nga mediat, isha duke punuar. Kushëriri më tha se diçka ka ndodhur por nuk ma tregoi, hapa lajmet dhe e lexova. Nuk e mendova se do ndodhte. E besova deri në njëfarë momenti, por kam dyshimet e mia.

Motra punonte në lokal si pastruese dhe më tha që dua ta lë punën. I thashë si do e paguash qiranë. Babai punonte me ditë, por edhe nga mosha. Më merrte në telefon duke qarë, më tha “më dhemb barku”. Kur i thashë thuaj babait të çojë në spital më tha kam frikë. Kur fola më pas me motrën më tha “për ngjarjen është e vërtetë, ekspertiza e tregon”, por unë vetë nuk ka biseduar me babain dhe as ekspertizën nuk e kam parë.

I thashë që do nisem për Shqipëri, do vij të të takoj. Punën nuk vazhdonte të punonte, rri në shtëpi e mbyllur, vetëm me telefon në dorë, por numri nuk i funksionon.  Unë jam larguar jetimorja në moshën 20-vjeçare. Ikja tek tezja ime në Turqi, por rroga s’më dilte sepse dilte. Dy herë e kam takuar motrën, kur erdha nga Turqia dhe më pas kur u nisja për në Bosnje. Me motrën i kam pasur mirë marrëdhëniet. Motra kishte rreth 1 muaj që jetonte me babain. Babai vinte rrallë në Durrës për ta takuar, pastaj ishte detyruar të shkonte.

Kur isha në Turqi flisja në telefon me të, ndërsa me babain ishin të rralla, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur me mamanë, tezja refuzonte ta përkrahte. S’kam qenë dakord që motra të jetonte me babain, kur ta shikosh në gjendje të dehur do mërzitej më shumë. Motrës në jetimore nuk i mungonte asgjë. Përpara se të ikja në Bosnje, ajo u mërzit dhe u prek. Dëshironte të vinte me mua, edhe kur isha në Turqi. Vitet në jetimore kanë qenë vitet më të bukura të jetës sime, ishte si një ëndërr për ne. Nga familja bilologjike, atje ku jetonim ishte si parajsë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me energjinë teksa po punonte me panelet diellore, humb jetën 27-vjeçari në Koplik

Një ngjarje e rënde ka ndodhur dje ne Koplik te Shkodres ! “Informacion paraprak/Rreth orës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshi në aksidentin ku humbi i jetën 16-vjeçari, arrestohet i riu në Fier

Është vënë në pranga 30-vjeçari që u përfshi në aksidentin e djeshëm në Cakran të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi pronarin e marketit, arrestohet 42-vjeçari në Kavajë/ I sekuestrohet një thikë e një sëpatë

Policia e Kavajës ka arrestuar personin, i cili plagosi me thikë pronarin e një marketi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U arrestuan si pjesë e grupit që shpërndante kokainë në Tiranë, Gjykata lë në burg 21 persona, lirohet vetëm njëri prej tyre

U mbajt këtë të premte në Gjykatën e Tiranës, seanca ndaj 22 personave të arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME