Categories Lajme

Masakra/ Greqi ,6 të vdekur shqiptarë pas të shtënave me armë zjarri, dyshohet për larje hesapesh

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Greqi, ku raportohet për 6 viktima, të cilët dyshohet se janë shqiptarë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për larje hesapesh.

Mediat greke raportojnë se viktimat janë shqiptarë, ndërsa theksohet se ka ndodhur një përplasje mes bandave kriminale.

Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti ndërsa njëri u gjet jashtë makinës e cila dyshohet se ka targa gjermane.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Arionos dhe EKAV-ja ka shkuar në vendngjarje me një njësi të lëvizshme me ekipe shpëtimi dhe një mjek, i cili konfirmon se personat që kanë marrë të shtënat kanë humbur jetën.

Forcat e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërsa po hetojnë për të zbardhur ngjarjen

Këto janë pamjet e rënda nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutuan 6 shqiptarë, në Artemisa të Atikës. Mediat greke raportojnë se ndaj shqiptarëve është qëlluar me 25 plumba, që dyshohet se janë lëshuar nga një armë e vetme.

Kujdes, pamje të rënda/ Ekzekutimi me 25 plumba i 6 shqiptarëve

Deri më tani pista kryesore është ajo për larje hesapesh mes bandash, ndërsa policia ka bllokuar të gjitha pikat e daljes nga territori, teksa në kërkim është një automjet “Ford” në ngjyrë të zezë, dhe një motor.

Kujdes, pamje të rënda/ Ekzekutimi me 25 plumba i 6 shqiptarëve

Pesë viktima janë gjetur brenda automjetit, ndërsa i gjashti është gjetur jashtë makinës, që mesa duket ka tentuar që t’u shpëtojë plumbave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME